Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Aziz Nasirzadeh, mbërriti në Kinë për një vizitë dy-ditore, raportoi të mërkurën media shtetërore iraniane IRIB.

Nasirzadeh “mbërriti në Kinë dhe u prit nga zyrtarët kinezë, për të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO),” raportoi IRIB.

SCO është një grupim rajonal sigurie i udhëhequr nga Pekini dhe Moska që – përveç Kinës dhe Rusisë – përfshin Indinë, Iranin, Kazakistanin, Kirgistanin, Pakistanin, Taxhikistanin, Uzbekistanin dhe Bjellorusinë.

Ministri kinez i Mbrojtjes, Dong Jun, “zhvilloi takime individuale në qytetin Qingdao të Kinës lindore me homologët e tij nga Bjellorusia, Irani, Pakistani, Kirgistani dhe Rusia”, raportoi të mërkurën agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua e Kinës.

Vizita e Nasirzadeh vjen menjëherë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit .