Ish futbollisti Ledio Pano thotë se Bayern nuk e mori seriozisht ndeshjen me Benfican, ku gjermanët u mundën 1-0.
Në emisionin “Botërori i vogël” në ABC News, Pano u shpreh se Bayern ishte kualifikuar dhe po ruan lojtarët për turin tjetër.
Ndërsa analisti Ermal Tahiri deklaroi se skuadra gjermane e dominoi ndeshjen, edhe pse me 10 lojtarë në fushë.
Ledio Pano: Ishte ndeshja e tretë. Sigurisht, ishte një ndeshje që nuk e mori aq sinqerisht Bayern si dy ndeshjet e para, duke qenë e kualifikuar. Turi tjetër është tur më i fortë. Janë ndeshje më të vështira, rotacioni duhet në këto ndeshje. Gjithmonë ekipet gjermane kanë qenë me laps në dorë.
Ermal Tahiri: Bayern ndoshta do një ekip tjetër që të kalojë. Por luajti me 10 lojtarë në pjesën e dytë. Ishte më lart se Benfica. Deshën të fitonin, me 10 lojtarë e dominuan Benfican. Ka bërë lojë me volum nuk ka saktësi./abcnews.al