
“Kush po e pickon turizmin”, ishte tema e Quo Vadis e moderatores Pranvera Borakaj, këtë të martë në Vizion Plus.
Ekspertja e “Food Loves Online”, Ardeta Koçi, ndërsa po komentonte atë që po ndodh me turizmin në Shqipëri, evidentoi një efekt negativ, që është ai i “copy-paste”.
Sipas saj sot bujtinat apo agroturizmet nuk identifikohen më me traditat e zonës, por janë bërë të gjitha njësoj, ku menynë që gjen buzë detit të ofrohet edhe në freskinë e malit.
Pjesë nga biseda:
Ardeta Koçi: Në zona të caktuara, kemi një zhvillim jashtë mase të madh në njësi, në numra, por të identifikueshëm për atë që ofrojnë janë minimalë. Kemi meny copy paste janë të gjitha agroturizmet, në të gjitha zonat, marrin një meny dhe e bëjnë të gjithë njësoj. Duke mos krijuar autencitetin dhe duke mos futur në punë prodhimet e zonës. Pavarësisht se agroturizëm do të thotë që ta prodhojë njësia vetë, por flasim dhe për produktet e zonës që është agroturizëm për sa kohë e merr dhe e shërben pranë bujtinës së tij, por dhe t’i japë një autencitet që të identifikohet se për çfarë është njëri apo tjetri dhe çfarë turisti do të vijë aty. Të shkosh në Valbonë dhe të konsumosh spageti është e pakuptueshme. Është e patolerueshme që në këto ditë sot kopjojmë në një formë të frikshme.
Flora Xhemani Baba: Ose në agroturizmat rreth e qark Tiranës të hash Fli.
Ardeta Koçi: Duhet të identifikohet dhe secili të tregojë që në X bujtinë të krijosh edhe atë pjatën në servirje.