
Ekspertja e turizmit Flora Xhemani Baba e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj këtë të martë në Vizion Plus, foli për turizmin dhe për çfarë ka nevojë më shumë vendi ynë për të kënaqur turistët.
Sipas ekspertes ajo që vihet re në Shqipëri është një mungesë e theksuar e vendeve të argëtimit për fëmijët në resortet turistike, ku ndryshe nga bota, këtu gjen shumë pak KidsClub.
Pjesë nga biseda:
Flora Xhemani Baba: Nëse jemi duke folur për një strukturë pritëse e cila e fillon punën në fillim të qershorit dhe e mbaron në fund të gushtit, pra një hotel, një bujtinë, një shtëpi nga Palasa e poshtë e pamundur të të ofrojë një aquapark. Pasi aquaparku është kulmi i argëtimit për fëmijë, të cilat i kanë vetëm resortet të Durrësit. Një pjesë e mirë e resorteve të Durrësit kanë dhe KidsClub, që do të thotë se ti e lë fëmijën me staf të dedikuar dhe ti shijon pjesën tjetër. Edhe hapësirat fizike në Shqipëri nuk e lejojnë, pasi Kids Club nuk do të thotë që ti t’i izolosh, por ata të shkojnë në pishina të dedikuara, dhe të luajnë në hapësira. Fizikisht është e pamundur të kesh shërbime të dedikuara për fëmijë.