Në një videomesazh drejtuar izraelitëve, Benjamin Netanyahu përshëndet atë që e quan një “fitore historike”.

Ai thotë se kjo fitore do të “qëndrojë për breza”.

Ai shton se Izraeli “nuk ka pasur kurrë një mik më të mirë” se Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Duke e kthyer vëmendjen e tij te “boshti iranian”, ai deklaroi se Izraeli “duhet ta përfundojë fushatën”.

Kjo do të thotë mposhtja e Hamasit dhe sjellja në shtëpi e të gjithë pengjeve izraelite të mbetura në Gaza, të gjallë e të vdekur.

Ai theksoi gjithashtu: “Ne e kemi çmontuar projektin bërthamor iranian. Dhe nëse dikush në Iran mendon ta rindërtojë atë – ne do të sulmojmë përsëri.”