Jo më kot është skuadra më e shquar e vendit të madh. Që nga koha e Pelesë dhe Santosit në Brazil thuhej se nuk ka më të shquar sesa Palmeiras, dhe kjo po shihet edhe në Kupën e Botës për Klubet.
Të besuarit e trajnerit Abel Ferreira arritën në çerekfinale pas suksesit 1-0 në turin e dytë, në derbin brazilian kundër Botafogos. Paulinjo shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 100-të, ndërsa Palmeiras luajti më mirë në pjesën më të madhe të kohës.
Në minutat e fundit dhe në kohën shtesë, Botafogo e rriti nivelin, duke I bërë thirrje krenarisë së vet si kampione në fuqi e Brazilit dhe e Kupës Libertadores. Gjithsesi, fitorja e bardhëjeshilëve ishte e merituar, me më shumë gjuajtje, me 5 goditje në kuadrat ndaj vetëm 2 të rivalit, dhe me goditjet nga këndi plot 15-8. Lojtarët nga Sao Paulo përballuan disa minuta në inferioritet numerik pasi Gustavo Gomezh u përjashtua me të kuq në 116’.
Palmeiras ka plot 12 tituj në kampionatin Brazilian në histori, duke qenë rekordmen, ka edhe 26 tituj në kampionatin paulista, gjithashtu rekord, ashtu siç janë edhe 5 trofetë në ligën e përbashkët Rio-Sao Paulo. Tashmë, vjen sfida çerekfinale e 4 korrikut ndaj një rivali europian, por të mbiquajturit “papagajt” do të kenë objektiv vetëm suksesin.
Trajner Ermal Tahiri, tha se Palmeiras është një skuadër, e cila di t’i zghidhë shumë mirë ndeshjet teke dhe pikërisht këtë bëri ndaj Botafogës.
Ai shtoi se ky kompeticion po konsiderohet si sfilitës për futbollistët nga Evropë dhe pasojat do të shihen në gusht kur të fillojnë kampionatet respektive.
“Është sfilitëse për lojtarët e Evropës, do ta shikonin kur të fillojë kampionati nga gushti, Do kenë shumë dëmtime lojtarët që kanë bërë këtë kom peticion”, tha ai.
Ish-futbollisti dhe tashmë menaxher futbolli, Uliks Kotrri, i ftuar në “Botërori i Vogël” në ABC News theksoi se Palmeiras ishte e vendosur dhe më e pjekur, për të kaluar më tej, në komptecionin në fjalë.
“M’u duk ekip i pjekur dhe për ta marrë ndeshjen. E menaxhuan ndeshjen siç e deshën, shkoi me shtesë, por megjithatë e gjeti fitoren”, tha ai.