KOSOVË- Kriza politike në Kosovë vazhdon! Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk bën asnjë hap pas, duke e lënë vendin në një ngërç që zgjat prej muajsh.

Edhe pse thirri një takim me partitë e tjera të Kosovës, Albin Kurti u ka lënë atyre të qartë se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e tij.

I vetmi kompromis që Kurti bën publikisht, është të ndryshojë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, nëse ajo nuk i merr 61 vota me votim të fshehtë.

“Kam ofruar dy opsione kompromisi. I pari është që në rast të votimit të fshehtë, nëse kandidatja Haxhiu s’i merr 61 vota, tërhiqet nga kandidatura. E respektoj edhe pse është vendim i saj personal. Në votim të fshehtë, ajo votohet vetëm një herë. Ne kemi lëvizur. Kjo s’duket që u ka bërë përshtypje”, theksoi ai.

Madje Kurti kujton se Vetëvendosja e tij, është e vetmja parti ne bote, me e madhe se te gjitha partitë e opozitës, por gazetarja nxiton ta korrigjojë.

Mirëpo kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e beri të qartë se është Kurti ai që po e bllokon procesin.

“I gjithë ky takim ishte një farsë publike. Qëndrimet e deputetit Kurti ka qenë pak a shumë janë të njëjta dhe nuk as respektonin dhe interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses. Për LDK-në është evidente që përgjegjësia për shumicën e krijimit i takon zotit Kurti me paragrafin 130 të aktvendimit të Kushtetueses. Kurti pranoi se nuk ka shumicë, por kërkoi kushtëzime, që të votohet fshehtë ose të rrëzohet votimi i fshehtë duke u votuar zonja Haxhiu sërish”, tha ai.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi se është mentaliteti imponues i Albin Kurtit, ajo çka po e bllokon procesin.

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj tha se kriza politike mund te zgjidhet vetëm me marrëveshje, teksa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se është pikërisht Kurti, ai qe nuk do konsensus politik./abcnews.al