
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin që të çon drejt fshatit turistik Tushemisht, në afërsi të Pogradecit.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e tre personave. Të lënduarit ishin pasagjerë në njërin prej mjeteve dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Deri tani, nuk janë bërë të ditura detaje mbi shkakun e përplasjes apo gjendjen shëndetësore të të plagosurve.