Donald Trump është i gatshëm të aktivizojë Aktin e Kryengritjes në rast se e sheh të nevojshme.
Akti i Kryengritjes autorizon presidentin të vendosë forca ushtarake brenda Shteteve të Bashkuara për të shtypur rebelimin ose dhunën në familje ose për të zbatuar ligjin në situata të caktuara.
Teksa iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, Trump la të hapur mundësinë e aktivizimit të Aktit të Kryengritjes, një nga fuqitë më ekstreme të emergjencës në dispozicion të një presidenti amerikan.
Deklarata e Trump vjen pasi ai ka nxjerrë në rrugët e Los Angelos më shumë se 4,000 anëtarë të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa pritet te dalin se shpejti. Kjo ishte hera e parë në dekada që Garda Kombëtare e një shteti u aktivizua pa një kërkesë nga guvernatori i tij.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, paraqiti një kërkesë emergjente në gjykatën federale të martën për të bllokuar administratën Trump nga përdorimi i Gardës Kombëtare dhe Marinsave në Los Angeles.
Kërkesa vëren se të shtunën, përpara se të vendoseshin trupat federale, rreth 250 njerëz protestonin kundër bastisjeve ndaj emigrantëve në qytet. Pasi Trump urdhëroi vendosjen e ushtrisë, ky numër u rrit në më shumë se 3,000.
Effekte…
Edhe pse deklaratat dhe përplasjet e Trump me Neësom kanë qenjë të ashpra, situate në rrugë duket se është ndryshe. Pas trazirave të dhunshme, në Santa Ana, qytetarët u ofruan ushtarëve të Gardës ujë dhe ushqim.
Effekte…
Anëtarët e Gardës fillimisht u vendosën për të mbrojtur ndërtesat federale. Ata nuk kanë të drejtë të kryejnë operacione të zbatimit të ligjit, të tilla si arrestimet.