Avokati Romeo Kara thotë se PD ndodhet në krizë ekzistence nga Sali Berisha.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se baltosja e Shqipërisë në Bruksel nga Berisha, është antikombëtare.

“Është krizë legjitimiteti, organizimi, identiteti. Nëse shohim ku po shkon PD, me aktin e sabotimit, të marrësh boritë e antishqiptarizmit dhe të bërtasësh në Europë, është vetëvrasje politike e Berishës, me disa përfitime momentale, por e nxjerr PD nga identiteti si parti e djathtë. Të bëhesh kaq antikombëtar, ky është një realitet. Fillon dhe mbaron PD te Berisha, te halli i tij. Një retorikë e tillë radikale në ekstrem, bën që zërat e rinj në PD, të duken tradhtarë. Realisht nuk kemi opozitë. Ky nuk është alternativë”, theksoi ai./abcnews.al