Më në fund Jeff Bezos u martua. Miliarderi dhe ish prezantuesja e lajmeve Lauran Sanchez u martuan në një ceremoni madhështore në Venecia.

Ceremonia u zhvillua në disa nga lokacionet më ikonike të Venecias, nën masa të forta sigurie. Zona të tëra u izoluan për të mbrojtur privatësinë e çiftit dhe të ftuarve si Oprah Winfrey, Kim Kardashian e Leonardo DiCaprio.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TMZ (@tmz_tv)

Dasma vlerësohet të kushtojë nga 40 deri ne 48 milionë euro. Sipas Këshilltarit të turizmit në Venecia, qyteti pritej të fitoj rreth “20-30 milionë euro (23.4-35.1 milionë dollarë) për festat, organizimet dhe ngjarjet gjatë javës.

Zyra e kryebashkiakut të Venecia u shpreh se çifti nuk ka bërë një kërkesë zyrtare për martesë, duke i bërë të gjitha eventet thjesht ceremoniale./abcnews.al