Ish futbollisti Ledio Pano thotë se Real Madrid, pavarësisht paraqitjes së shkëqlyer ndaj Salzburgut, ku fitoi 3-0,  ka probleme në mesfushë dhe mbrojtje.

Në emisionin “Botërori i vogël” në ABC News, Pano u shpreh se tranjeri Xabi Alonso, duhet ta mbajë Realin në stadin që e kishte Ancelotti.

“Mesa kam marrë informacion, pritet që Kupa e Botës 2030, të jetë në Arabi. Ata duan që Messi të jetë ambasador i Kupës së Botës. Ronaldo është aty se luan prej dy vitesh. Me lojërat që zhvilloi Juventusi, por edhe Reali ka minuse të mëdha, pavarësisht se Vinicues apo Bellingham janë në fprmë. Mesfudha dhe mbrojtja stonojnë pak. Jo gjithmonë një trajner që i ka marrë të gjitha, mund të vazhdojë. Ai e gjeti momentin dhe u laruga. Çdo gjë i ngelet Alonsos, aty ku e la. Ta mbajë në stadin që ka qenë. Nuk mund t’i marrë vetëm Reali kupat.”, theksoi ai./abcnews.al