Pak javë më parë u duk se rrugët do të ndaheshin.
Kristiano Ronaldo postoi një mesazh në rrjetet sociale duke lënë të nënkuptohej se aventura në Arabinë Saudite kishte përfunduar, dhe se ai do të gjente një ekip të ri.
E vërteta zyrtare është që kjo nuk ndodhi dhe që njëri nga yjet më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror do ta vazhdojë karrierën tek Al Nasr.
Klubi dhe vetë CR7 njoftuan rinovimin e kontratës deri në 2027, pra edhe për dy vjet të tjera, dhe shifrat financiare mbeten po ato që ishin.
Legjenda portugeze do të fitojë 200 milionë euro në sezon, pra 400 milionë në total, ndërsa do të marrë edhe 29 milionë euro shpërblim vetëm që pranon të firmosë kontratën.
Këto janë klauzolat e kohëve të sotme për të shtuar të ardhurat.
Ronaldo nënshkroi kontratën e parë në Arabinë Saudite në 30 dhjetor 2022, kur u largua nga Mançester Junajtidit, duke u bërë më I paguari në futbollin profesionist botëror me 200 milionë euro në sezon.
Do të vazhdojë të mbetet më I paguari.
Në dy vjet e gjysmë, ai ka shënuar 99 gola në 111 ndeshje në Arabi dhe në Championsin e Azisë, ndonëse I ka munguar një nga ato gjëra për të cilat vazhdon të jetë në fushë, nuk ka mundur të fitojë asnjë trofe.
Kristiano shpreson që tashmë në moshën 40-vjeçare të ketë më shumë fat, si dhe të arrijë nivelin e 1 000 golave në karrierë.
Askush nuk e ka bërë këtë gjë, ndërsa vetë ai mban rekordin me 938 rrjeta, I ndjekur nga Mesi me 866./abcnews.al