Ish futbollisti Ledio Pano thotë se Inter nuk zhvilloi ndeshjen më të bukur ndaj River Plate, por bëri detyrën duke e mundur 2-0, duke kaluar në 1/16 e kupës së botës për klube.

Në emisionin “Botërori i vogël” në ABC News, Pano u shpreh se në ndeshjen tjetër, Juventus-Manchester City, “Zonja e Vjetër” nuk e vlerësoi sfidën, që e humbi 2-5.

“Më i bukur nuk mund ta them, por ishte një Inter që bëri detyrën dhe fitoi me River Plate që ishte me 10 lojtarë. Unë besoj që Juventusi nuk e kishte vlerësuar siç duhet ndeshjen. Duke parë edhe formacioni, Thuram, Conceiçao, këto dy ndeshjet e para, ishin lojtarë që kanë dhënë kontribnut, nuk i kishte. I futi me vonesë, i futi në pjesën e dytë. Duke qenë i kualifikuar, i dha formacion tjetër. Por pa anashkaluar formacionin e City. Kusho që është te City futet te sistemi i Guardiolës.”, theksoi ai./abcnews.al