Në takimin që po mbahet në Këshillin e Sigurimit në OKB, përfaqësuesi i Teheranit, ka bërë përgjegjës edhe SHBA, për pasojat e sulmit ndaj Iranit.

Amir-Saeid Iravani tha se sulmet e Izraelit ndaj Iranit kanë vrarë 78 persona dhe kanë plagosur më shumë se 320 të tjerë, shumica e të cilëve janë civilë.

“Ky nuk është thjesht një sulm ndaj një vendi. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj rendit ndërkombëtar. Një sulm ndaj kartës së Kombeve të Bashkuara”, shtoi ai.

Po ashtu, Iravani akuzon SHBA-në se ka ofruar mbështetje të inteligjencës dhe politike për sulmet e Izraelit ndaj Iranit.

“Duke ndihmuar dhe mundësuar këto krime, ata ndajnë përgjegjësinë e plotë për pasojat”, shton ai.

/abcnews.al/