Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se përfshirja e një kati të parë të një palalti në Durrës, që shërbente si magazinë për goma, është këmbanë alarmi për autoritetet.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Softa u shpreh se në raste të tilla, duhet të ketë skemë mbrojtëse dhe evakuime të menjëhershme.
“Është një këmbanë alarmi. Masat dhe mbrojtja ndaj zjarrit duhet të jenë të pranishme. Masat e mbrojtjes së zjarrit dhe cerfifikimi i objekteve duhet të jetë i kujdesshëm. Edhe spe themi, mbajtja e zjarrit nën kontroll, është i pabesë zjarri. Duhet të shohin, të kontrollojnë të gjithë perimetrin, të gjithë zonën. Arsyet mund të jenë të ndryshme, shkëndijë elektrike, vendosja e gabuar e impiantit elektrik, ose pajisje të tjera që kërkojnë ambiente të ajrosura. Impiantet elektrike duhet të jenë të certifikuara.