Borussia Dortmund mori kreun e grupit F në Kupën e Botës për klube, teksa mundi minimalisht koreano-jugorët e Ulsan, teksa e dyta u kualifikua Fluminense.

Në emisionin “Botërori i vogël” në ABC News, ish futbollisti Ledio Pano deklaroi se Dortmundi shpërdoroi shumë raste. Pano shtoi se gjermanët patën 28 raste për gol, por shënuan vetëm një.

Ndërsa analisti sportiv, Ermal Tahiri deklaroi se nga ndeshjet në grupe, u pa se Evropa ka ekipe më të forta.

Ledio Pano: Besoj se Fluiminese e bëri një surprizë të vogël. Chelsea bëri detyrën. Rezultatet e Fluminense dhe Dortmundit i prisnim me gola. 28 raste për gol dhe të shënosh vetëm një, shpërdorim ekstrem. Dortmundi kështu është.

Ermal Tahiri: Evropa që ka ekipe më të forta. Brazili kaloi me ekipet e saj në 1/16. Se kush do të jetë më i mirë, do e shohim në ndeshjet e ardhshme. Ekipet që kanë organikë, janë ekipet që do vazhdojnë të jenë akoma më mirë. Bëhet rotacion nga të gjitha anët./abcnews.al