Pas sulmit me raketa nga Irani ndaj një baze amerikane në Katar, kompanitë ajrore në rajon kanë filluar të ndryshojnë oraret e fluturimeve dhe të marrin masa sigurie.
- Qatar Airways ka njoftuar një “pezullim të përkohshëm” të fluturimeve dhe thotë se do të rifillojë operacionet “kur hapësira ajrore të rihapet”.
- Etihad Airways ka devijuar disa fluturime për sot dhe nesër për shkak të kufizimeve në hapësirën ajrore të rajonit. Kompania ka paralajmëruar për vonesa dhe ndërprerje të mundshme në ditët në vijim.
- Air Arabia ka deklaruar se disa fluturime mund të pësojnë ndërprerje “për shkak të përshkallëzimit të situatës dhe mbylljes së hapësirës ajrore”.
- Kuëait Airways ka pezulluar të gjitha nisjet nga vendi për pjesën e mbetur të ditës. Më vonë, Kuvajti ka rihapur hapësirën e tij ajrore.
- Pakistan International Airlines ka anuluar fluturimet drejt Katarit, Bahreinit, Kuvajtit dhe Dubait.
- EgyptAir ka pezulluar fluturimet për në dhe nga qytetet e Gjirit deri në stabilizimin e situatës në rajon.
- Air India ka ndaluar të gjitha operacionet drejt Lindjes së Mesme, si dhe “nga dhe drejt brigjeve lindore të Amerikës së Veriut dhe Evropës, me efekt të menjëhershëm, deri në një njoftim të dytë”. Fluturimet në ardhje nga Amerika e Veriut po devijohen në aeroporte të tjera.
- IndiGo njofton se operacionet e saj drejt dhe nga Dubai, Doha, Bahreini, Arabia Saudite, Abu Dhabi, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjeorgjia janë prekur ndjeshëm.
Kompanitë ajrore u bëjnë thirrje udhëtarëve që të kontrollojnë statusin e fluturimeve përpara nisjes dhe të jenë të përgatitur për ndryshime të papritura.