Presidenti amerikan, Donald Trump beson se tani është koha për paqe në botë.

“Urime botë, është koha për paqe”, shkroi Trump në Truth Social.

Më herët, Trump reagoi pasi Irani sulmoi me raketa bazat amerikane në Katar dhe Irak.

Edhe pse nuk përmendi sulmet e Iranit, Trump kritikoi raportet e mediave dhe deklaroi se objektivat që SHBA goditi në Iran u shkatërruan plotësisht.

“Objektivat që ne goditëm në Iran u shkatërruan plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë. Vetëm lajmet e rreme do të thoshin diçka të ndryshme në mënyrë që të përpiqeshin të poshtëronin, sa më shumë që të ishte e mundur – Dhe madje edhe ata thonë se ishin “shumë mirë të shkatërruara!”, tha ai./abcnews.al