Ish futbollisti Ledio Pano thotë se Atletico Madrid mbeti jashtë botërorit të klubeve, për shkak të golavarazhit, pasi bashkë me PSG dhe Botafogo, patën nga 6 pikë.

Në emisionin “Botërori i vogël” në ABC News, Pano u shpreh se madrilenët ishin më mirë se Botafogo, por u ndëshkuan thellë 4-0 nga PSG në ndeshjen e parë.

“U eleminua falë golavarazhit, nuk është se Botafogo luajti më mirë apo më keq. Në këtë ndeshje, Atletico Madrid ishte shumë më lart gjithë ndeshjen. Me pikë ishin të barabarta, por ishte golavarazhi. Ne po flasim kush është më i mirë. Botagofo di çfarë do. Unë e pashë ndeshjen, Al Hilal luajti shumë më mirë se Salzburg. E vetmja gjë që mungoi ishte goli për Al Hilal. Al Hilal ishte kompakt, tamam ekip italian, tamam si Interi.”, theksoi ai./abcnews.al