Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një “armëpushim të plotë” mes Iranit dhe Izraelit.

Në një postim në platformën e tij sociale Truth Social, Trump shkruan:

“Urime te gjitheve! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe Iranit që të ketë një armepushim te plote (për rreth 6 orë nga tani, kur Izraeli dhe Irani të kenë përfunduar misionet e tyre përfundimtare në vijim!), për një periudhë 12 orëshe, pas së cilës Lufta do të konsiderohet e mbaruar!”

Trump deklaroi se kjo ishte një luftë që “mund të kishte zgjatur për vite të tëra dhe të kishte shkatërruar të gjithë Lindjen e Mesme”, por sipas tij, nuk ndodhi, dhe nuk do të ndodhë kurrë.”

Deri tani, as Izraeli dhe as Irani nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj këtij njoftimi.

Lajmi vjen mes tensioneve të vazhdueshme në rajon, dhe mbetet për t’u parë nëse armëpushimi do të konfirmohet edhe nga palët përkatëse.