Këshilli i sigurimit i Kombeve te Bashkuara u mblodh me urgjence pas sulmeve amerikane ne objektet bërthamore te Iranit.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së merr fjalën i pari në Nju Jork, duke i quajtur sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit një kthesë të rrezikshme në një rajon që tashmë është në vështirësi.
Anotnio Guterres tha se dënon çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme.
“Popullsia e rajonit nuk mund të durojë një cikël tjetër shkatërrimi”, theksoi ai.
Ambasadorja e Amerikës në OKB Dorothy Shea tha se Irani e ka fshehur prej kohësh programin e tij të armëve bërthamore dhe ka penguar bisedimet e fundit bërthamore.
Ajo i kërkoi Këshillit të Sigurimit t’i bëjë thirrje Iranit që t’i japë fund përpjekjeve të tij për të zhdukur Izraelin dhe të ndërpresë përpjekjen e tij për armë bërthamore.
Ndërkohë, përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB tha se ky është një moment vendimtar për Lindjen e Mesme.
Ajo i beri thirrje Iranit të tregojë përmbajtje dhe të gjitha palëve të kthehen në tryezën e negociatave dhe të gjejnë një zgjidhje diplomatike.
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB, Rafael Grossi i kërkoi Izraelit dhe Iranit të ndërpresin sulmet për t’u lejuar inspektorëve të kryejnë punën e tyre në Iran.
“Kemi një dritare mundësie për t’u rikthyer në dialog dhe diplomaci”, tha Grossi.
Nga ana tjetër, ambasadori i Rusisë në OKB i ka dënuar sulmet amerikane në Iran si të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe provokuese.
Ai tha se Amerika ka “hapur kutinë e Pandorës” dhe se askush nuk e di se çfarë katastrofash të reja do të sjellë./abcnews.al