Të dhënat që vijnë nga tregu i punës flasin se janë 40 mijë vende pune, që kërkojnë bizneset. Kërkesa e lartë lidhet me nisjen e sezonit turistik, pasi sektori i turizmit është në top listë për staf.

Por kush janë pesë profesionet më të kërkuar në këtë sezon turistik?

Në varësi edhe të nivelit arsimor, bizneset në vend kërkojnë më shumë kamerierë, banakierë, sanitarë, kuzhinier, që lidhen me turizmin.

“Janë 40 mijë vende pune që kërkojnë staf. Profesionet lidhen me shërbimet që prekin turizmin dhe nëndegët e tij. Por jo më pak është edhe sektori i ndërtimit që kërkon staf, si dhe sektori i industrisë. Sektorët e tjerë që janë më të mirëpaguar kanë pak më shumë qëndrueshmëri pune”, sqaroi Suzana Aga, përfaqësuese e agjencisë së punësimi.

Por në krizën e punëtorëve që ka prekur tregun e punës në vitet e fundit, agjentët e punësimit thonë se bizneset janë më tolerantë në zbatimin e kërkesave të punonjëse, një tendencë që nuk ka qenë e tillë.

Madje punëtorët e rinj janë edhe më strikt në dhe më të vendosur në kërkesat për kushte punë dhe paga të lartë, në raport me ata me më shumë eksperiencë.

Brezi i TIK-TOK janë punonjës që duken pak dembelë. Madje ata janë dhe më të vendosur, nuk pranojnë të qëndrojnë jashtë orarit të punës, kërkojnë paga të larta, kërkojnë pagesa për punë shtesë, ndërkohë që brezi i punonjësve me eksperiencë është pak më tolerant në këto kërkesa”, sqaroi Aga në emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus.

Në piramidën e sektorëve më pak të paguar vijon të qëndrojnë bujqësia dhe industria. Ndërsa pagat më dinjitoze jepen në tregun financiarë, telekomunikacion.

 /vizionplus.tv