Ndeshja Shqipëri-Serbi është mbyllur me barazimin pa gola. Gjatë ndeshjes, nga ekipi kuqezi Manaj humbi penalltinën në pjesën e parë, ndërkohë që Broja, Bajrami humbën disa shanse të mira për të kaluar në avantazh.

Pas përfundimit të ndeshjes, formacioni kuqezi ka përshëndetur tifozët e shumtë që nuk ndalën asnjë moment së mbështeturi skuadrën e zemrës.

Sakaq, gjatë ndeshjes pati edhe thirrje drejtuar tifozëve të pabindur që nisën të hidhnin gota në fushën e blertë. / ABCNEWS.AL