Ndeshja Shqipëri-Serbi është mbyllur me barazimin pa gola. Një garë e cila nisi me shanse në pjesën e parë për kuqezinjtë, por njëkohësisht edhe me thirrje për tifozët e pabindur të cilët hodhën në fushën e blertë gota dhe sende të tjera. Pas përfundimit të ndeshjes, formacioni kuqezi kanë përshëndetur tifozët e shumtë që nuk ndalën asnjë moment së mbështeturi skuadrën e zemrës.

Ndërkohë festa e kuqezinjve vijoi si para edhe pas ndeshjes, ku të kënaqur edhe me barazim, tifozët energjik mbushën rrugët e kryeqytetit. / abcnews.al