Ish kapiteni i kombëtares shqiptare, Altin Rraklli ka komentuar në një lidhje skype për ‘Ora e Fundit’ ndeshjen e luajtur këtë të shtunë në Air Albania mes Shqipërisë dhe Serbisë. Raklli tha se lojtarët dhanë maksimumin dhe zhvilluan një ndeshje të mirë, megjithëse nuk kurseu kritikat për trajnerin dhe lojtarë specifikë.

“Lojtarët dhanë maksimumin por kam pikat e mia që mund të ishin bërë më mirë, ose lojtarë të veccantë mund të ishin treguar më aktiv. Edhe për stafin kam disa kritika për mënyrën  e lojës në disa aspekte. Zëvendësimet ishin pozitive, por e përgjithshmja ishte një ndeshje e mirë me raste të barabarta. Si lojë, ne ishim pak më lart si serbët.”

Ish trajneri u ndal edhe tek penalltia e Manajt për të cilin tha se harxhoi shumë energji gjatë 45 minutave në fushë.

“Penalltitë i gjuajnë sulmuesit kryesor, nuk ishte gabim qe e bëri penalltinë Manaj. Rei Manaj vrapoi 45 minuta dhe harxhoi shumë energji, nuk ishte i shplodhur mjaftueshëm. Është lojtar që nuk ka frikë, por harxhoi shumë energji, nuk ka atë shpejtësi para 5 vitesh.”

Më tej, Raklli tha se Uzuni, Daku dhe Shehu luajtën një lojë shumë të mirë, ndërsa për Bajramin ka kritikat e tij.

“Prisja më shumë nga Bajrami dhe ato raste që na u dhanë ishin shumë të mira dhe duhet t’i shfrytëzonim. Bajrami nuk më mbushi me lojën e vetë, Uzuni dhe Daku bën lojë fantastiike.

Në momentin që iku Shehu, më ka surprizuar me lojën e vet, dhe futet Ramadani ti si trajner nuk po prpiqersh të ruash rezultatin.” / abcnews.al