“Lufta nisi, a jemi gati?”, kjo ka qenë tema e diskutimit këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Eksperti i Çështjeve ndërkombëtare, Geron Kamberi tha se ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme është një “Deja Vu”, ose ndryshe një “Hakmarrje e Historisë”.

Sipas tij duhet shpresuar që lufta të marrë zgjidhje sa më parë, pa u përfshirë ende fort në lojë fuqitë e mëdha.

Unë besoj se përsa i përket gjithë ndikimit që ka situata e rikthen këndëvështrimit e çdokujt te ajo që quhet hakmarrja e historisë. Pas Luftës së II Botërore e deri tani që po flasim, janë 80 vite konflikte të vahzdueshme. Pavarësisht se çfarë shohim sot, nuk kemi përballje të ushtrive, por kemi një luftë ajrore që zhvillohet përmes bombardimeve apo goditjeve të sistemit raketor, pa folur më pas për luftën hibride, unë gjykoj që në një farë kuptimi jemi në një dejaa vu të konfliktit të Lindjes së Mesme. E veçanta kësaj radhe është se mund të përfshihen drejtpërdrejtë fuqitë e mëdha, jo vetëm SHBA, por para dy ditësh patëm dhe një deklaratë të Putin. Ajo çfarë urojmë dhe shpresojmë, është që ai knflikt të amrrë një rrugzgjidhje sa mëtë shpejtë”, tha Kamberi.