
Politologu Bledi Dika ndërsa analizoi situatën e luftës në Lindjen e Mesme, foli dhe për situatën se ku ndodhet Shqipëria, duke patur parasysh që në vendin tonë strehohet një grup Muxhahendinësh.
I ftuar në Quo Vadis të moderarores Pranvera Borakja, Dika tha se Irani ka shumë probleme të brendshme, dhe nuk ka “kohë të kujtohet” për Shqipërinë.
“Duhet të kemi parasysh që koncepti i luftës ka ndryshaur. Kemi luftarat e 800-ës deri ën Luftëne I Botërore si luftra statuike, ajo e dyta pati inkursion e tanqeve. Gabimi i një konsiderimi të tillë bëri Putin të ndërhyjë në Ukrainë, pasi koncepti i luftarave ka ndryshuar, është teknologjia ajo që bën diferencën. Janë dy sektorë ku buxheti është më i ulët, kemi investuar te këmbësoria, që është pak efikas në këto luftra. Unë shoh që Shqipëria përtej faktit që strehon Muxhahedinët, nuk besoj se është drejtpërsëdrejti e kërcënuar nga luftë frontale. Ne jemi anëtarë të NATO-s, kështu që përtej kapaciteteve tona jemi të mbrojtur nga NATO. Sa i përket MEK-ut, besoj se Khamenia ka probleme të mëdha se sa të kujtohet për atë vend të vogël. Ne duhet të shohim vendin tonë, kemi supe të vogla për të mabjtur një peshë botërore”, u shpreh Dika.