Ish-ushtaraku dhe historiani Bernard Zotaj, i ka bërë thirrje shtetit shqiptar që të fillojë dhe të mendojë për skenarin më të keq, atë të luftës, dhe të përgatisë terrenin për mbrojtje.

I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borkaj në Vizion Plus. Zotaj tha se sot lufta nuk bëhet në terren por në ajër, prandaj shteti duhet të marrë masa mbrojtëse për popullsinë civile.

Sipas tij duhen ngrutr qendra strehimore në rast bombardimi.

Pjesë nga biseda: 

Zotaj: Skenarë kemi shumë. Por ne jemi në një terrenn knkret. Lufta është në prag, dhe armiku ne na vjen nga ajëri. Në këtë drejtim popullsia civile nuk është e mbrojtur.

Borakaj: Kanë të gjitha institucionet tunele nëntokësore?

Zotaj: Problemi është që shteti jonë duhet të marrë masa urgjente. Nuk po shikojmë lëvizje. Unë besoj se duhet të ketë komanda ushtarake. Ende nuk po bëjmë ligjin për shërbimin ushtarak. Erdhi në një moment raketa, ku do strehohemi. Duhet të përgatiten të tëra pallatet.