Politologu, Bledi Dika, duke folur në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakj në Quo Vadis, analizoi atë që po ndodh në Lindjen e Mesme.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se a do të sillte një përplasje mes Rusisë dhe SHBA nëse kjo e fundit do të përfshihej në luftën Iran-Izrael, Dika tha se Moska nuk mund të luftojë në dy fronte, dhe se rreziku kryesor i amerikanëve mbetet Rusia.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Nëse SHBA pas dy javësh angazhohet realisht, a do të ketë angahzim nga ana e Rusisë?

Dika: Nuk besoj, nuk është e gatshme të luftojë në dy fronte. Ka një luftë të hapur në Ukrainë, pra Rusia e ka të pamundur të hapet në dy fronte, këtë e dëshmoi me Sirinë. Bashar Al Assad që ishte benjamin i Putin, u dorëzoua. Në këtë sens është e pamundur të bëjë këtë se ka frontin e saj të hapur. E vetmja ndihmë që mund t’i vijë në ndihmë Iranit është ga Kina. Por Kina nuk hyn të paktën deri tani në luftë frontale, por me manovrat e saj. Si të thuash përderi sa Amerika ka dhënë dhe ultimatume, do të afrohet nga kapacitet e saj.

Borakaj: A janë pak tre javë?

Dika: Unë besoj se Trump po luan bllof.