Punë edhe në festë. Kryeministri Edi Rama u duk i shqetësuar për Vlorën, megjithëse tashmë nuk është deputet i saj.

Mirëmbajtja e Perlës së Turizmit dukej shqetësimi që ai ndau jo pa ton, me kreun e Bashkisë së Vlores

Ndërsa mesazhi për kontributorët ndër vite e për ato rishtazhi në politike ishte përgjegjësia që i jep mandati i katër qeverisës, me në krye premtimin për pasaportën europiane.

“Shumë gjëra duhen bërë me patjetër më mirë… për të udhëhequr vendin, për ta anëtarësuar në BE brenda kësaj dekade. Nuk ka arsye më të fortë dhe nuk ka edhe domethënie më të madhe se sa përgjegjësia që ka ky objektiv, i cili është një objektiv sa i arritshëm aq edhe tejet i vështirë, sa i afërt aq edhe i lidhur me sa shpejt ne do jemi në gjendje të përmirësojmë çka duhet përmirësuar dhe përmbushur”, tha Rama.

Me batutë kryesocialisti tregon edhe momentin se kur nuk do të jetë më në oborrin e selisë rozë.

“Zysh Arta nuk më ndahet dhe shokun Gramoz që nuk diskutohet që sa kohë do e shoh në oborrin e partisë, partia është në rrugën e duhur. Shqetësohuni për kohën që ai s’do jetë më në PS, atë kohë se di si do bëni, por s’do jem as unë, kështu që shihni e bëni”, tha kryetari i PS.

34-vjetori i Partisë Socialiste bëri bashkë figura të reja e të vjetra. Kontributorët nuk e fshehin krenarinë për mandatin e katërt.

Ndërsa të rinjtë, entuziazmin e uljes për herë të parë në parlament, jo vetëm për të përfaqësuar qytetarët por edhe për t’ju përgjigjur kritikëve.

“Shihemi në shtator doktor”, ka thënë Sara Mile.

/abcnews.al/