
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Pete Hegseth, ka deklaruar ditën e sotme se ushtria amerikane është e gatshme të zbatojë çdo vendim që presidenti Donald Trump do të marrë për Iranin.
Ndërsa po fliste para senatit Hegseth deklaroi se ishte gati të zbatonte çdo urdhër ndaj Iranit dhe e paralajmëroi Teheranin se duhej t’i kishte kushtuar vëmendje thirrjeve të presidentit amerikan për të arritur një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.
“Ata duhet të kishin bërë një marrëveshje, fjala e Presidentit Trump do të thotë diçka. Bota e kupton këtë. Dhe në Departamentin e Mbrojtjes, puna jonë është të qëndrojmë të gatshëm dhe të përgatitur me opsione dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjmë”, tha Sekretari i Mbrojtjes.
Më tej Hegseth u pyet në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit nëse administrata Trump po lëvizte për të rivendosur mbrojtjen, një term i përdorur për të përshkruar veprimet që synojnë të kufizojnë një kundërshtar nga ndërmarrja e veprimeve armiqësore.
“Mendoj se ne tashmë e kemi rivendosur në shumë mënyra në këtë mjedis parandalimin. Pyetja është, në ditët në vijim, se në çfarë drejtimi shkon kjo”, u shpreh Gegseth.