
Irani ka nisur një valë të re sulmesh në izrael. Mediat e huaja bëjnë me dije se Irani ka qëlluar me raketa balistike me rreze të mesme veprimi me lëndë djegëse të ngurtë Sejjil-2 drejt Izraelit.
Lajmi është bërë i ditur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në një deklaratë të sotme.
“Vala e dymbëdhjetë e Premtimit të Vërtetë3 ka filluar me lëshimin e raketave super të rënda dhe me rreze të gjatë veprimi, Sejjil-2”, thuhet në deklaratë.
Kujtojmë se retorika e Presidentit amerikan Donald Trump është ashpërsuar më tej ditën e sotme, teksa i ka kërkuar kupolës drejtuese të Iranit që të dorëzohen pa kushte.