
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka falenderuar presidentin e SHBA-ve, Donald Turmp, për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë vendit të tij në mes të krizës së thellë në Lindjen e Mesme.
Përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve izraelitë, Natanyahu thekson se Trump dhe SHBA janë një mik i madh i Izraelit.
“Dua të falënderoj Presidentin Trump, një mik të madh të Shtetit të Izraelit. E falënderoj që qëndron me ne dhe për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e qiejve të Izraelit”, u shpreh Netanyahu.
Më tej aui shprehet se ka një komunikim të rregullt me Donald Trump.
“E falënderoj Presidentin Trump për mbështetjen e tij”, theksoi Netanyahu në fjalimin e tij, ndërkohë që tensionet me Iranin dhe situata e sigurisë në rajon mbeten alarmante.