
Ish-Myftyu i Tiranës, Ylli Gurra, deklaroi këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se situata në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet edhe më tej.
Sipas tij nuk është populli hebraik ai që po bën luftën, por qeveria e Netanyahut e cila po shpik armiq imagjinarë.
Ai tha se lufta atje mund të ketë edhe më shumë gjakderdhje.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si shpejgohet në aspektin fetar?
Gurra: Qetësia e të diskutuarit me të drejtë në një moment kur tragjeditë Shekspiriane nuk i përshtaten kohës tonë në raport me atë që po ndodh në Gaza. Nuk është populli hebraik, por qeveria e Netyanyahut e cila po çon rajonin në një përplasje të paimagjinueshme. Rajoni ka shumë gjak për të derdhur. Armik imagjinar, pasi në kohën e regjimit Hoxha thuhej se do na sulmojë Amerika, çka nuk ndodhi në 40 vite, edhe Irani është një armik imagjinar që i është dashur pas ardhjes në pushtet Netyaniahut. Mënyra e të sjellurit “teokratik”, në 79-ën e Ajetullahëve ka shumë pikëpyetje. Pas largimit të Assait në Siri ndoshta koha e armikut imagjinar që është Irani, Hejsbollahu në Siri, sigurisht do të jetë e rrezikshme. Nuk është një luftë e cila do të mbetet vetëm përmes ajërit. Ka një pikëpyetje të madhe dhe saktësia e të patur armatime bërthamore Irani. Si ak mundiësi që Izraeli hyri dhe vrau shefin e ushtrisë iraniane, do të thotë që ata edhe tani mund të hyjnë. Në një artikull thuhej se izraelitët ushqehen si fëmijië, që në thelb kjo është ushqyer për dekada të tëra, sidomos pas 67-ës, ku Izraeli u përplas me vendet Arabe. Nëse armiku imagjinar afati kohor ka mbaruar sigurisht do të jetë e frikshme. Irani nuk ka armatim bërthamor, as vetë qeveria izraelite nuk ka interes strategji që regjimi i ajetullahëvë të bjerë.