Pedagogu për marrëdhëniet ndërkombëtare Sokol Kondi tha se situata në Lindjen e Mesme nuk është thjesht një demonstrim force, por një përshkallëzim i vërtetë ushtarak me pasoja të rënda.

Sipas tij, është e gabuar të përjetohet kjo përballje me entuziazëm për fitore apo humbje, pasi të dyja shtetet po përballen me rrezik real.

Kondi rikujtoi në studion e Quo Vadis se marrëdhëniet mes Iranit dhe Izraelit dikur kanë qenë miqësore, por gjithçka ndryshoi, duke çuar në një armiqësi të hapur.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Është një tregim force, apo situata është serioze?

Kondi: Është një situatë luftarake që përfshin ushtritë, dhe është për t’u habitur që shihet eufori për sukseset apo dështimet. Pasojat janë shkatërruese për të dyja vendet, edhe për Iranin, që nuk ka ato vende strehimi si Izraeli ose Zvicra. Irani dhe Izraeli kanë qenë bashkë që kur ishte çështja për të luftuar botën arabe. Pas luftës së gjashtë ditëve, Irani kuptoi që mund të vinte edhe radha e tij, dhe miqësia erdhi duke u zbehur deri në këtë armiqësi. Nuk mendoj se është vetëm një testim nervash apo fuqie.

/vizionplus.tv