
Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare Marlind Laci e konsideroi Izraelin si vendin më të rëndësishëm në arenën globale, duke nënvizuar rënien e ndikimit të Shteteve të Bashkuara.
Në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, Laci shtoi se Rusia ka konsoliduar pozicionin e saj si një pol i rëndësishëm në rendin e ri botëror.
Eksperti kritikoi ashpër Gjykatën Ndërkombëtare Penale të Hagës, pasi nuk ka arrestuar dy liderët botërorë që akuzohen për krime lufte, Vladimir Putinin dhe Benjamin Netanyahu.
“Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës nuk është e aftë të arrestojë qoftë një gjakatar si Putin, apo një edhe më gjakatar si Netanyahu. Në gjykimin tim, bëhet fjalë për rrëzimin e një vendi. Rusia e ka stabilizuar fuqinë e saj si një pol të rëndësishëm në këtë rend të ri botëror. Pakistani është një gjysmë-pol. Izraeli, në gjykimin tim, është vendi më i rëndësishëm në botë, nuk janë më Shtetet e Bashkuara të bashkuara”, tha Laci.
/vizionplus.tv