
Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kejdi Këlliçi, i ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus analizoi situatën në Lindjen e Mesme dhe përplasjen e fundit mes Iranit dhe Izraelit.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se cili është roli i Turqisë në Lindjen e Mesme, Këlliçi tha se aktualisht i intereson tkurrjka e Iranit, pasi do të forconte pozitat e saj në rajon.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Roli i Turqisë?
Këlliçi: I intereson tkurrja e Iranit. Irani ka qenë shumë i afërt me Armeninë, një vend kundër Azerbajxhanit. Roli gjeopolitik i rajonit ngrihet dhe roli i Turqisë. Pra në këtë kuptim Turqia që dikur ka qenë e izoluar, pasi daljen e saj në Lindjen e Mesme e ka bërë vetëm gjatë kohës së Erdogan. Pra Erdogani është ai që e ka projektuar Turqinë përtej kufijve. Pak a shumë Turqia i rikthehet kufijve të vet. I treti aktor është shumë i rëndësishëm, i cili nuk ka pretendime aq shumë sa i përket influencës. Izraeli gjithë influecën e ushtron përmes SHBA, ka interes vetëm të ruajë ekzistencën e vet. Është një fuqi aliene në rajon.