Të ulet Kina në G7? Nuk është ide e keqe, nuk më shqetëson nëse dikush dëshiron të sugjerojë hyrjen e Kinës, tha sot presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në kuadë të një takimi dypalësh me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney.
“Por, ju duhen njerëz me të cilët mund të flisni. Ata nuk flasin. Putini flet me mua. Putini flet me mua dhe me askënd tjetër sepse ai u fye kur u përjashtua nga G8, siç do të kisha bërë unë dhe siç do të kishte bërë kushdo tjetër”, shtoi ai.
“Ai u përjashtua nga Obama dhe Trudeau. Ai nuk është i lumtur për këtë”, theksoi Trump.
Atyre që e pyetën nëse Putini duhet të rikthehet në tryezën e “Të Mëdhenjve”, presidenti amerikan u përgjigj se “nuk po them që ai duhet të jetë pjesë e kësaj në këtë pikë, sepse shumë ujë ka kaluar nën urë, por ishte një gabim i madh”.