Këtë sfidë do ta shohim edhe gjatë korrikut.

Një garë çiklistike në Alpet e Europës është simboli I Turit të Francës, por edhe I atij që quhet “Kriterium dy Dofiné”.

Konkurrimi nuk mund të cilësohet një klasike e vërtetë e këtij sporti, por gjithsesi këtë vit festoi edicionin 77-të, dhe në rrugë dolën disa nga pretendentët kryesorë të Turit të Francës.

Mbi të gjithë Tadej Pogaçar që tashmë e ka prekur fitoren me dorë.

Çiklisti nga Sllovenia, numri 1 I këtij sporti vitet e fundit dhe për gjithë shekullin e 21-të, shpërtheu në etapën e shtatë me mbërritje në Valmenie, e gjatë mbi 131 km.

Ai zgjodhi momentin që iu duk më I përshtatshëm, 12 kilometra përpara cakut, duke lënë prapa të tjerët.

I vetmi që mundi ta ndiqte në një distancë jo shumë të madhe ishte danezi Jonas Vingegard, I cili kishte qenë sfiduesi I tij kryesorë gjatë klasikeve të pranverës, në Francë, Belgjikë apo Itali.

Bashkë me të edhe gjermani Florian Lipovic, njëri nga kandidatët për suksesin këtë herë, e padyshim pretendent edhe në Tur.

Pogaçar ia doli ta fitonte etapën duke lënë prapa 14 sekonda Vingegardin, dhe 1’21” Lipovicin.

Slloveni 26-vjeçar kryeson renditjen e përgjithshme me 1 minutë e 1 sekondë mbi rivalin kryesor, pra danezin Vingegard, I cili gjithashtu do të jetë sfidanti I tij I më I fortë në Turin e Francës.

Pogaçar, kampion në fuqi I Turit, ka fituar 3 etapa në “Kriterium dy Dofine”, dhe kryeson renditjen e përgjithshme, renditjen me pikë për çiklistët më luftarakë, dhe renditjen e çiklistëve më të mirë në malore.

Kjo garë është padyshim një provë gjenerale përpara nisjes së Klasikes më të madhe të çiklizmit në botë, që do të startojë në 5 korrik në Lilë./abcnews.al