TIRANË- Në qarkun e Tiranës, javën që vjen pritet të fillojë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, mes pretendimeve të opozitës për manipulim dhe lexim jo të drejtë të vullnetit qytetar.
Analisti i njohur Frrok Çupi, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se qytetarët shqiptarë duhet të ndahen njëherë e mirë nga Sali Berisha dhe hijet e tij politike, të cilat e kanë mbajtur peng Shqipërinë.
“Ka ardhur koha që të ndahemi prej një situate shumë të diskutueshëm shumë evazive, konfuze. Ka një kërkesë për të mbijetuar dhe kërkesa për të mbijetuar. Ka ardhur koha të ndahemi prej të “vdekurit”.
Në mënyrë figurative, Çupit theksoi se me procesin e rinumërimit të votave, Sali Berisha po merr një “aspirinë” për të shtyrë agoninë e tij politike.
“Berisha që përfaqëson një regjim poskomunist, për mua feudalist, tani po tenton një aspirinë, por kush janë aspirinat, aspirinat janë të rinumërojë votat, të thotë që s’i njoh zgjedhjet, të thotë që kam disa parti të vogla që rrinë me mua. Këto janë aspirina, që të shtyjnë jetën për 24 orë, jo më shumë. PD po kthehet si në 1997. Secili kandidat demokrat po plaçkit votat e tjetrit. Nuk ka çfarë humbet Sali Berisha. Sali Berisha është fajtor i madh, kriminel dhe tani është para gjykatës. Problemi i tij janë krimet familjare”, tha ai.
Gjatë diskutimit me emisionin “Ora e Fundit”, Çupi u shpreh se Sali Berisha hallin më të madh e ka gjyqin dhe krimet e tij familjare.
Me goditjen nga drejtësia ndaj Sali Berishës, Çupi tha se Shqipëria po ndahet në mënyrë përfundimtare nga ajo që ai e cilësoi si “epoka e krimit”.
“Ai do shkojë më 30 qershor para gjyqit dhe do hapen dhe gjyqe të tjera. Krimi i madh është ish-presidenti, është ish-kryeministri i vendit. Po ndahemi nga një epokë shumë e rëndësishme, siç u nda ish-Jugosllavia nga Millosheviçi, ne po ndahemi nga një epokë krimi shumë e madhe. Në PD është mbyllur cikli natyral”, tha ai në “Ora e Fundit”/abcnews.al