Prifti Françeskan Landi Jaku, ka zbuluar një mister që fshihet pas gjurmëve që gjendjen pranë Kishës së Shna Ndout në Laç.

Në një intervistë për mdoeratoren Pranvera Borakaj në Quo Vadis në Vizion Plus, ai rrëfen se gjurmët janë natyrore, dhe se nuk kanë lidhje me gjurmët e kalit të Shna Ndout.

Sipas tij legjenda tregon se ato gjurmë janë të kalit të Shna Ndout, por kjo është e pavarërtetë, pasi shenjti nuk e vizitoi kurrë fizikisht vendin tonë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ndërsa pyeta për rrugën që bëhet, a ka gjurmë gjatë rrugës?

Jaku: Vërtetë unë besoj se janë gjurmë natyrale, që nuk kanë lidhje aspak. Shumë njerëz thonë që ka ardhur Shna Ndou dhe kjo është gjurma e kalit. Por kjo është një gjurmë natyrore, kemi thënë që Shna Ndou i Padovës nuk ka ardhur kurrë në Shqipëri, i vetmi vend është Italia, Franca dhe Portugalia. Pastaj si mrekulli ai ka bërë shumë gjithandej. Ka disa shenja vetëm aty afër varrezave të Laçit, janë si lugë kështu, por nuk kanë lidhje, janë komplet natyrore.

Borakaj: Ai kryqi atje është vendosur nga ju?

Jaku: Po, po, nga fratërit Françeskanë besoj para 6-7 viteve besoj.

Borakaj: Siç është ndërtuar edhe kryqi i madh që është në fillim.