Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes l;etonisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikuaset e Kupës së Botës 2026.

Një rezultat zhgënjyes, pasi pritej që kuqezinjtë të merrnin pikë të plota për të vijuar me “ëndrrën” e botërorit.

Kuqezinjtë u dukën të paaqrtë në fushën e lojës, sidomos në mbrojtje, ku në pjesën e parë i dhuruan një panallti dhe një gol kundërshtarit.

Në minutën e 21 vendasit fitojnë një penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar të Kumbullës, por fatmirësisht Strakosha i kuptoi krahun kundërshtarit dhe arriti ta presë.

Në minutën e 28-të pas një aksioni të kombëtares shqiptare dhe presionit në zonë të Rei Manajt, kundërshtari shënon autogol. Ishte Cernomordijs ai i cili çoi topin në rrjetën e tij duke u dhënë kuqezinjve avantazhin.

Por në fud të pjesës së parë do të ishet sërish Cernomordijs, i cili do të barazonte shifrat, duke çuar këtë herë topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Strakosha.

Në pjesën e dytë luqezinjtë patën disa raste, por pa mundur dot të realizojnë.