
Ester është fermerja e cila u eliminua mbrëmjen e sotme nga Ferma Vip, pas rezultatit të televotimit, duke humbur mundësinë për të qenë pjesë e finales së 20 qershorit.
Largimi i Esterit erdhi pas televotimit të dytë, ku në televotim ishin dhe Ylli me Elinarën.
Pjesë nga biseda:
Luana: Sonte kemi emrin e fermerit që lë përfundimisht garën dhe humbet finalen e madhe në datë 20. Fermerë jam me ju për momentin e shumëpritur, atë të televotimit.
Ester: Dua të falenderoj të gjithë publikun shqiptar që më ka mbajtur në këtë pikë të lojës.
Ylli: E njëjta vlen edhe nga unë. Faleminderit që më keni sjellë deri në këtë pikë. Faleminderit të gjithë shqiptarisë.
Elinara: Gjithashtu edhe unë Luana. Falenderoj produksion për këtë spektakël kaq të mrekullueshëm. Falenderoj publikun, kërkoj ndjesë edhe për gjëra që ndoshta nuk ju kanë pëlqyer. Gjithsesi kjo është një lojë.
Luana: Fermeri që humbet përfundimisht statusin dhe që duhet të largohet sonte nga ferma Vip është Ester. Ester më vjen vërtet keq.
Ester: Falenderoj Tring dhe Vizion Plus pë këtë mundësi fantastike. Ju jam falenderuese të gjtihëve, edhe gjithë fermerëve. Unë jam e lumtur që do takoj familjen time, por do qa shumë për ju.