Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor po punon mbi vendimin që importi i mjeteve të përdorura të ketë një standard të ri mjedisore, që njihet me emrin  “EURO-5”.

Aktualisht që prej vitit 2019, Shqipëria lejon importin e mjeteve me standard “Euro-4”, që korrespondon mjeteve me moshë 10-vjeçare. Por për shkak se flota e mjeteve në qarkullim vijon të jetë e vjetër, një grup pune po punon për rishikimin e kësaj norme.

“Sot importohen mjete me mjete “Euro-4”, ndërsa makinat e reja aplikojnë “Euro-5”. Bashkë me një grup nga Ministria e Energjisë nga e cila varemi, ne po punojnë që të kalojmë në një normë më të lartë mjedisore. Ndoshta arrijmë që të pranojmë mjete të përdorura me një normë mjedisore  “Euro-5”, ndërsa për makinat e reja “euro-6”. Ka ardhur koha që edhe ne ta përfshijmë këtë normë. Jemi në fazën që duhet të dakordësojmë me tregtarët dhe grupet e interesit që ata të mos penalizohen”, sqaroi drejtori i DPSHTRR për Vizon Plus.

Por kur pritet të aplikohen këto norma të reja për makinat?

“Ne kemi nisur nga puna që një vit më parë. Do pak kohë deri në finalizim. Shpresojmë se do ta arrijmë. DPSHTR ka vetëm pjesën teknike, i takon ministrisë dhe qeverisë që të marrin një vendim politik. Shpresojmë së 2026 do aplikohen normat e reja mjedisore”, tha Mëngra.

/vizionplus.tv