
A ja doli kryefermeri Andueli të drejtonte punët në fermë? Kjo ishte pyetja që krijoi debat gjatë spektaklit të sotëm në Vizion Plus.
Disa prej fermerëve vlerësuan punën e tij, ndërkohë që disa të tjerë nuk iu bindën dhe hodhën akuza ndaj tij.
Big Mama, Elinara dhe Ylli u shprehën se Andueli ka mbajtur me hatër Esterin, për shkak edhe të miqësisë që kanë.
Kjo është mohuar nga të dy, si nga Ester, ashtu edhe nga Andueli.
Pjesë nga biseda:
Andueli: Unë mund ta favorizoja Esterin, se ajo më ka marrë edhe te Njëshi, por jo. Jemi munduar ta bëjmë punën ashtu siç duhet. Seriozisht, jam i kënaqur me çdo fermer.
Big Mama: Ditën e parë m’u duk se e mbajti me hatër Esterin, se më ngarkoi mua mëngjesin, drekën, darkën.
Elinara: Ditët e para e ka mbajtur me hatër, por unë e kuptoj. E pranoj që e kanë mbajtur pak me hatër, duke pasur parasysh edhe moshën e Esterit. E ka mbajtur me hatër.
Andrea: Punët e Esterit i kam bërë unë.
Ester: Ditën e parë isha shumë e lodhur. I vura unë në gjumë, iu tregova përralla deri në fund. Unë kam bërë edhe punët e Big Bastës sot, që nuk i kreu, edhe të Nënës.
Big Mama: Shih ça quan punë ajo përrallat.
Andrea: Më ka shfrytëzuar shumë. Çdo gjë është në rregull, thjesht na hanë pak brinjët.
Andueli: Unë ju flas të gjithëve njësoj kur jam kryefermer.
Ylli: Ka mbajtur me hatër edhe Esterin edhe Big Mamën. Ester ka marrë vetëm tre vezë dhe pastaj s’ka më punë për të.