Martesa është një ‘vulë’ zyrtare dashurie,  një lidhje e thellë mes dy personave që kanë zgjedhur të ecin dorë për dore përgjatë jetës. Pavarësisht nëse keni fëmijë apo jo, në atë moment bëheni një familje. Bashkë do të ndani gëzime, por edhe do përballeni me sfida, si një ekip.

Sipas astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut ka nevojë për një përgatitje të veçantë për të ndërtuar një martesë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Ja këshillat për secilën prej tyre:

Dashi: Durimi bën më shumë mrekulli në martesë sesa mendoni.

Demi: Mos ngecni në rutinë, dilni, argëtohuni dhe mbani gjallë pasionin.

Binjakët: Ky udhëtim i përbashkët është më i bukur sesa ju duket në fillim.

Gaforrja: Kujdesuni edhe për veten, jo vetëm për partnerin.

Luani: Mësoni të lini mënjanë egon për hir të dashurisë.

Virgjëresha: Mos kërkoni përsosmërinë, asgjë s’është perfekte. Dashuria është për njerëzit, jo për idetë.

Peshorja: Mos harroni magjinë që ju bashkoi. Mbajeni gjallë çdo ditë.

Akrepi: Ka njerëz të tjerë që e duan personin me të cilin martohesh po aq sa e do ti.

Shigjetari: Angazhimi nuk do të thotë kufizim, jetoni dhe ëndërroni sërish!

Bricjapi: Përgjegjësitë janë pjesë e jetës bashkëshortore, por mos harroni të ndani kohë dhe dashuri.

Ujori: Mësoni të jeni më të hapur dhe fleksibël në marrëdhënie.

Peshqit: Mos prisni të ardhmen, gëzoni çdo moment të tashëm me njeriun tuaj të zemrës.