
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe, deklaroi se programi bërthamor i Iranit është “dëmtuar rëndë” si pasojë e goditjeve ajrore të fundit.
Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Ratcliffe tha se “agjencia ka marrë informacione të reja nga një burim dhe metodë historikisht e saktë dhe e besueshme, të cilat konfirmojnë se disa nga objektet kyçe bërthamore iraniane janë shkatërruar plotësisht dhe do të duhet vitet të tëra për t’u rindërtuar”.
Kujtojmë që një raport i inteligjencës amerikane u zbulua dje, i cili sugjeronte se sulmet ajrore amerikane nuk i shkatërruan komponentët kryesorë të programit bërthamor të Iranit, por e vonuan atë vetëm me disa muaj.
Donald Trump e kundërshtoi raportin sot, duke theksuar pretendimin se SHBA-të i kanë “zhdukur” dhe e kanë kthyer programin “dekada pas”.