Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne pranë kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit.

Një automjet ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të plagosur drejtuesin e saj.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

/vizionplus.tv