Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka reagur pas sulmeve mbi bazën ajrore amerikane në Doha të Katarit.

Ai i është përgjigjur deklaratave të Katarit, duke theksuar se sulmet iraniane nuk kanë shkelur të drejtat e askujt.

Ne nuk kemi shkelur të drejtat e askujt. As nuk do të pranojmë kurrë që dikush të shkelë të drejtat tona dhe nuk do të dorëzohemi para shkeljes së askujt. Kjo është logjika kombit të Iranit”, shkruan në “X”, Khameni.

Ndëkrohë më herët  Pentagoni konfirmoi sot se forca e armatosur iraniane sulmoi bazën amerikane në Doha, ndonëse raketat janë rrëzuar dhe nuk ka raportime për viktima.

Irani tha se numri i raketave të nisura më 23 qershor ka qenë i njëjtë me numrin e bombave të nisura nga Shtetet e Bashkuara në qendrat bërthamore iraniane një ditë më parë.

Sulmi është dënuar ashpër nga shtetet rajonale: Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Bahrejni dhe Omani. Katari ka thënë se situata e sigurisë është stabile dhe nuk ka arsye për shqetësim.